Pushteti në Serbi i krahason veprimet e opozitës serbe me ato të Albin Kurtit

Petar Petkoviç, drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, ka reaguar në lidhje me kaosin që është krijuar në parlamentin e Serbisë ku nga deputetët e opozitës janë hedhur mjete piroteknike në sallë.
Petkoviq, ka thënë se opozita e atjeshme e ka krijuar kaosin e sotëm duke ndjekur, siç ka thënë ai ‘‘recetën’’ e Albin Kurtit.
Tutje, Petkoviq, ka thënë edhe se tashmë është e qartë se pse Kurti, sipas tij e mbështeti atë që Petkoviq e quan ‘‘grushtin e shtetit kundër Serbisë që nga fillimi’’.
По рецепту Аљбина Куртија, насилна опозиција у Београду, направила је хаос у Скупштини Србије! Јасно је зашто је Курти од почетка подржавао удар на Србију. Курти и његови сарадници у Београду никада неће победити Србију!!! pic.twitter.com/hayyF8VNcZ
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) March 4, 2025
‘‘Duke ndjekur recetën e Albin Kurtit, opozita e dhunshme në Beograd ka krijuar kaos në Parlamentin Serb! Është e qartë pse Kurti e mbështeti grushtin e shtetit kundër Serbisë që nga fillimi. Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij në Beograd kurrë nuk do ta mundin Serbinë!!!’’, ka shkruar ai në platformën ‘‘X’’.