Pushteti i përgjigjet Zyrës së BE-së: Gjykata është në betejë me Qeverinë, e jo Qeveria me Gjykatën
Një ditë pasi Zyra e BE-së në Kosovës tha se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik reagoi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje duke mohuar se po ndërhynë në sistemin e drejtësisë.
Anëtari i Komisionit parlamentar të Legjislacionit, nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha tha se urojnë që Gjykata të mbetet e pavarur dhe pa ndikim politik, por sipas tij, vendimet e saj po tregojnë që ajo është në betejë me Qeverinë, e jo Qeveria me gjykatën.
“Ne secilën shoqëri demokratike diskutohen e debatohen të gjitha vendimet e gjykatave kushtetuese, apo të asaj Supreme në rastin e Amerikës. Pra debati dhe komentimi i vendimeve NUK është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është ndërhyrje në ekzekutiv kur Gjykata Kushtetuese vlerëson për reforma, kompetencë kjo ekskluzive e qeverisë! Për fund, edhe ne urojmë që Gjykata të mbetet e pavarur dhe pa ndikim politik, por që fatkeqësisht vendimet e tyre po tregojnë që ata janë nën influencë dhe në betejë me qeverinë, e jo qeveria me gjykatën!”, tha Basha për RTV21.
Kryeministri Kurti javën e kaluar tha se Kushtetuesja me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e tyre po e bllokon reformën pozitive dhe progresiste. Kjo deklaratë e tij ngjalli reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë e cila për rtv21 tha se pavarësia e gjyqësorit është një gurthemel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike.
Ish-nënkryetari i Gjykatës kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se qasja e Qeverisë ndaj Kushtetueses është e gabuar dhe e dëmton Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Nuk duhet të ndërhyjë potlika në sistemin e drejtësisë sepse pushtet janë të ndara. Qasja e kryeminsutrit është e gabuar e cila krijon përformancë negative për shtetin ku sundon ligji përformancë negative krijon edhe në raport me faktorin ndërkombëtar sepse jemi shtete demorkatike dhe pushtetet janë të ndara. Procedurat në gjykatë shkojnë janë të sofistikuara profesionale se vendi gjithmonë duhet me qenë meritorë.Reagimin e Zyrës së BE-së është i drejtë plotësisht sepse s’kemi të drejtë të ndeyshojme ne fjykate”, tha Kadriu.
Edhe në Institutin Demokratik të Kosovës thonë se qasja ndërhyrëse në institucionet e drejtësisë e qeveris aktuale është tendencë për fshehjen e dështimeve të saj për reformë në drejtësi.
“Deklarata e tilla janë të papranueshme dhe tejet shqetësuese sepse paraqet ndërhyrje e plotë dhe flagrante ne pavarësinë e punës se institucioneve të pavarura. Gjykata kushtetues e po ushtron rolin e saj që e ka me kushtetutë. ka tendence për të kamufluar dështimet për realizmin reformës në drejtësi”, Bugaqku
Gjatë mandatit të Qeverisë aktuale me dhjetëra ligje përfunduan në Gjykatë Kushtetuese. Disa u rrëzuan tërësisht, disa pjesërisht e disa vazhdojnë të presin për vlerësim kushtetutshmërie.