Pushteti i Kurtit përzgjedh botues nga shteti që se njeh Kosovën për librat e gjuhës angleze
Pushteti i Kurtit ka sjellë një ndryshim në Kosovë. Ka bërë që kompanitë greke të jenë përfituese të fondeve publike.
Një rast i tillë ka ndodhur në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë. Është shpallur fituese një kompani nga Greqia, shteti që nuk e njeh Kosovën por që vizitohet shpesh nga kryeministri Kurti.
Kompania “Hamillton House” është shtëpia botuese nga Greqia që do të përfitoj nga pushteti i Kurtit.
Ajo përfaqësohet në Kosovë nga kompania “Pema”.
Kompania kosovare ka aplikuar në konkursin e vitit të kaluar për të furnizuar shkollat me librat e gjuhës angleze.
Ajo i sjell në Kosovë librat e botuara nga kompania greke. Deri më tash të autorizuar kanë qenë kompani amerikane.
Është hera e parë që botimet e një kompanie greke përzgjidhen nga MASHT’i për tu shpërndarë në shkollat e Kosovës.
MASHT nuk jep sqarime për kriteret e përzgjedhjës
Konkursi për librat e gjuhës angleze është shpallur dy herë.
Herën e parë kërkohej një dokument nga botuesi që aplikuesi, në këtë rast kompania Pema, është e autorizuar nga botuesi i huaj për Republikën e Kosovës.
Herën e dytë është hequr kjo fjali.
Burimet e Insajderit kanë treguar se ky ndryshim ka ndodhur meqë kompanitë greke refuzojnë të lëshojnë dokument ku ceket Republika e Kosovës, meqë Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën shtet.
Gazeta ka pyetur MAShT’in edhe se pse shpallet fitues një kompani nga Greqia meqe ende nuk ka njohje nga ky shtet.
MASHT ende nuk ka dhënë përgjigje./insajderi