Pushteti i VV’së bojkoton mediat, reagon AGK: Goditje e qëllimshme ndaj pluralitetit medial në Kosovë
Partia në pushtet në krye me kryeministrin Albin Kurti, ka vendosur t’i bojkotojë disa nga mediumet më të mëdha në vend, lidhur me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, (AGK), shkruan Periskopi.
Në postimin e AGK’së ftohet Vetvendosje që të rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë, derisa thuhet se ky bojkot është një goditje e qëllimshme ndaj pluralitetit medial në Kosovë.
“AGK-ja kundër bojkotit të Vetëvendosjes ndaj mediave, e fton ta rishqyrtojë pozicionin e saj…Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, thuhet në reagim./Periskopi
Reagimi i plotë: