Pushimet përfunduan, por ja si ta ruani ngjyrën e plazhit
Ruajtja e ngjyrës së plazhit sa më gjatë, është një prej dëshirave më të mëdha që shumë njerëz kanë. Për ta ruajtur sa më gjatë ngjyrën pas verës, një rëndësi të veçantë duhet ti kushtoni ushqimit.
Kështu përzgjidhni fruta dhe perime që përmbajnë beta-karotenë dhe vitaminë C.
Mos harroni që të pini sa më shumë ujë, pasi qelizat e lëkurës tonë, varen direkt nga niveli hidrik i pranishëm në organizmin tonë dhe kur kët qeliza thahen ruajtja e ngjyrës bëhet më e vështirë.
Një rëndësi të veçantë ka përdorimi i kremërave hidratues, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës dhe ruajtjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës.
Nga ana tjetër, duhet të shmangni kategorikisht detergjentët tepër agresivë, pasi mund të largojnë edhe qelizat e shëndetshme.