Punimet në rrugën magjistrale Junik – Rastavic, Shehu: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët

Punimet në rrugën magjistrale Junik – Rastavic, Shehu: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka inspektuar nga afër punimet në rrugën magjistrale Junik – Rastavic.

Shehu shprehu kënaqësinë për progresin e deritanishëm dhe angazhimin e punëtorëve në terren.

‘’Përmirësimi i kësaj rruge është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e Junikut dhe zonave përreth’’, u shpreh Shehu.

Kjo ndërhyrje do të sjellë një infrastrukturë rrugore më të sigurt dhe moderne, duke rritur cilësinë e jetës për komunitetin dhe duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

Shpërndaje në: