Punëtori i KEK’ut i reagon Dejona Mihalit pasi u përmend në mesazhe: Kujdes kur flet për mua, ndyrësirë
Ka reaguar Patriot Brahimi, emri i të cilit u përmend nga Dejona Mihali në një bisedë me ish kryeshefin e KEK’ut, Nagip Krasniqi.
Ai ka thënë se të gjithëve po u del fytyra dhe se i vjen mirë që edhe Mihalit “i paska ardhë radha me pas gisht në afera”.
“Dejona Mihali kur ta përmendësh emrin tim bëhu e kujdesshme sepse emri im nuk është nga ata të cilët duhet me marrë gjithë kush nëpër gojë. Ashtu kshtu të gjithëve po u del ftyra, pom vjen mirë që edhe ty tpaska ardh radha me pas gishtë në afera. Mirë u pafshim! Ndytësirë”, ka shkruar Brahimi.
“Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk, që ka shërbyer në FSK, është kthyer në KEK, djalë minatory në KEK. Hallexhinj. Gjynah”, i ka shkruar Mihali, Krasniqit.