Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës

Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se punëtorët teknike të Kuvendit të Kosovës po futen në muajin e tretë të grevës.

Ai ka shkruar se ato s’do të kthehen në punë derisa t’iu plotësohen kërkesat.

“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës, greva më e gjatë që njeh historia, të dy palët nuk po lëvizin, grevistët jo se jo, vetëm plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë. Një gjest për t’u respektuar është nga Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit e cila nuk i la të mërdhijnë në këto temperatura të ftohta, por i akomodoi grevistet në ambientin e brendshëm të Kuvendit. Faleminderit Saranda, për tjerat shohim dhe vazhdojmë”, ka thënë Azemi në Facebook.

Paga e punëtoreve teknike është 250 euro, derisa ato kërkojnë tash e tre muaj që të paguhen 550 euro.

Shpërndaje në: