Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin se cilës prej tyre do t’i vazhdohet kontrata

Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin se cilës prej tyre do t’i vazhdohet kontrata

Është java e nëntë që kur punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë.

Ato po kërkojnë rritje të pagave tash e tre muaj.

Por, nuk është hera e parë që Kuvendi nuk i lejon këto punëtore të hyjnë brenda, e kështu ndodhi edhe mëngjesin e sotëm.

Sipas Tv Dukagjinit, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

Para tri ditëve ka pasur raportime se me kontratën e re të nënshkruar mes Kuvendit dhe operatorit privat, punëtoret e deritashme të angazhuara në Kuvend do të zëvendësohen me të tjera.

Kjo pak a shumë është konfirmuar nga një njoftim i Kuvendit, ku thuhet se ky institucion është vetëm pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por thotë se “nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi dyshon se në Kuvendin e Kosovës, ky operator ka dërguar punëtore shtesë nga Universiteti i Prishtinës, ose edhe nga QMF-të.

Shpërndaje në: