Puna nga shtrati mund të ndikojë negativisht në gjumë dhe në jetën seksuale
Puna nga shtrati apo nga dhoma e gjumit i ka përparësitë e veta, por i ka edhe mungesat e veta
Mund t’ju kujtojë detyra të papërfunduara ose afatet e nesërme dhe kështu të sjellë shqetësime në atë hapësirë. Pra, qe se si do të ndikojnë në to.
Njëri ndër shkaktarët është drita. Madje edhe në ditët me vranësira të dimrit jashtë së paku dhjetë herë ka dritë më të madhe se në hapësirën e mbyllur
Nëse tani nuk shkoni në punë, mungesa e dritës së ditës do të mund të shkaktojë pasoja në gjumë.
Drita e fortë intensifikon zgjimin tonë. Pra, është me rëndësi të dilet në ambient të jashtëm gjatë ditës, si edhe t’i afroheni dritareve, ku ka mundësi.
Gjatë natës disa drita janë të ngrohta dhe të errësuara në mënyrë që të nxisni gjumin. Puna në dhomën e gjumit gjithashtu rrezikon krijimin e kaosit në hapësirën tuaj të gjumit.
Kjo mund t’ju kujtojë detyrat që nuk keni arritur t’i përfundoni ose afatet e nesërme. Kjo mund të ketë një efekt të dëmshëm për gjumin, prandaj përpiquni të rregulloni të gjitha gjërat që lidhen me punën në fund të ditës së punës.
Puna nga shtrati nuk ndikon vetëm në gjumë. Mund të ndikojë edhe në jetën tuaj seksuale. Ndërsa disa çifte kanë thënë që jeta e tyre seksuale është më e mirë se para pandemisë sepse ata kalojnë më shumë kohë me partnerët, të tjerët luftojnë me hapësira të vogla dhe përplasen me rutinën, thonë psikologët Katie Anderson dhe Deborah Bailey-Rodriguez nga Universiteti Middlesex.
Nëse punojmë dhe përpiqemi të relaksohemi dhe të flemë në të njëjtën dhomë, kjo mund ta bëjë të vështirë ndryshimin e kontekstit dhe nxitje të dëshirës.
– Shumë njerëz ankohen se ju mungon dëshira, dhe kjo është kryesisht për shkak të mungesës së ndryshimit të kontekstit – thotë psikoterapistja Kate Moyle dhe sugjeron të ndryshoni atmosferën në dhomën tuaj të gjumit për të nxitur dëshirën për seks. Ajo thotë se bërë disa ndryshime në ndriçimin e dhomës së gjumit, aromën e saj ose llojin e rrobave që keni veshur.