Puna e tepërt rrit rrezikun e goditjes në tru
Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi se nëse punoni çdo ditë më shumë se dhjetë orë punë, i bëni shumë dëm organizmit, duke çuar madje edhe në goditje në tru.
Studiuesit hulumtuan 143.592 njerëz midis moshës 18 dhe 69 vjeç duke bërë lidhjen midis moshës, seksit, pirjes së duhanit dhe orarit të punës. Rastet e goditjeve në tru ishin 0.9% (1.224), ndërsa 29.6% (42.542) e të studiuarve kishin kaluar më shumë se dhjetë punë ditore për më shumë se pesëdhjetë ditë në vit, 10.1% ( 14.481) kishin punuar me orar të zgjatur për më shumë se dhjetë vjet. Analiza e kryqëzuar e këtyre të dhënave ka treguar se si puna e tepërt ka rritur rreziku i goditjes në tru.
Të dhëna të paqarta
Në mënyrë të veçantë, ata që punojnë më shumë se dhjetë orë në ditë për më shumë se pesëdhjetë ditë në vit, kanë mundësinë që të kenë një goditje rreth 29% më shumë, një përqindje që rritet në rreth 45% kur punoni shumë për dhjetë vjet ose më shumë. Siç theksohet nga Profesor Alexis Descatha, i cili drejtoi studimin, këshilla është që të përpiqeni të punoni më me efikasitet duke kryer detyrat brenda turneve, pra në më pak se dhjetë orë. Këshillë që edhe Profesor Descatha do të përpiqet t’ia imponojë vetes.