Pulisic festoi golin në mënyrë të çuditshme, të gjithë i la pa fjalë – Por kjo është se çfarë fshihet
Christian Pulisic, kapiteni i Amerikës, me tre gola e ndihmoi kombëtaren në fitoren e rëndësishme 5:1 ndaj Panamasë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një hap më pranë kualifikimit në Botëror.
Pulisic festoi golin për 3:0 në mënyrë të çuditshme.
Ai u shtri në fushë dhe më pas u zvarrit në dysheme me trupin e tij. Kjo gjë ngatërroi shikuesit dhe mediat, ndaj pas ndeshjes ai u pyet pse e festoi kaq shumë golin.
Pulisic zbuloi vetëm pjesërisht: “Sot takova një djalë vërtet të veçantë. Ai quhet Mason dhe më kërkoi ta festoja me kështu nëse shënoja. Prandaj e bëra”.Një postim në Twitter nga Shoqata Amerikane e Futbollit zbuluan se Mason është vërtet i veçantë:
“Ishte kënaqësi të takojmë ambasadorin Mason Ogle në stërvitjen para ndeshjes. Ai u diagnostikua me kancer në kockë. Pavarësisht se i hoqën gjurin dhe iu nënshtrua kimioterapisë së gjerë ky tifoz i madh i futbollit vazhdon të luajë për ekipin e tij të shkollës së mesme”, përfundoi ai.
Imagine what he’s like in bed pic.twitter.com/sZL8grNCOi
— Emily✨ (@_emilyoram) March 28, 2022