Puçrrat në kurriz ju kushtëzojnë veshjen? Kështu mund t’i hiqni qafe njëherë e mirë
Nëse puçrrat në fytyrë mund të shërohen apo përthahen shpejt ndodh që ato të kurrizit kanë më shumë vështirësi. Angela Lamb, një dermatologe në Spitalin Mount Sinai në New York, rekomandon aplikimin e hidratueseve në këmbët dhe krahët, por duke përdorur një prekje më të lehta në gjoks dhe mbrapa.
Këto zona kanë më shumë gjëndra të yndyrës sesa gjymtyrët tuaja dhe nuk kanë nevojë për ndonjë hidratues shtesë pasi ky I fundit mudn të krijojë acarimin e lëkurës kur është më shumë se sa duhet
Ndërsa jeni duke fjetur, qelizat e vdekura të lëkurës dhe vajrat e trupit fshihen në çarçafët tuaj dhe më pas ato ndikojnë në trupin tuaj duek krijuar puçrra. Dërmatologja Angela sugjeron që të ndërroni çërçafët çdo javë.
Bëni një dush me kripëra. Kripërat jo vetëm që relaksohen muskujt tuaj, por mund të zbutin lëkurën e përflakur dhe të ndihmojnë në përtharjen e puçrrave. Ndërsa nuk ka pasur kërkime të gjera shkencore mbi efektet e kripërave në puçrrat e fytyrës, ajo është ende një ilaç për trupin tuaj.
Balsami dhe produkte të tjera mund të flokëve mund të rrëshqasin në trupin tuaj ndonjëherë. Këto produkte nuk bëjnë gjithnjë mirë për trupin tuaj ndaj dhe përdorni më pas gjithnjë larës trupi ose një skrab për të evituar irritime dhe puçrra.
Produktet me aromë mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë çrregullime si aknet. Nëse keni provuar trajtimet e akneve dhe lëkura juaj ende nuk është pastruar, provoni eliminimin e produkteve tuaja aromatike si ilaçin e rrobave.