Publikohet video, ja momenti kur i tifozët i djegin makinën ish-misit: “Dikush e ka bërë qëllimisht”

Publikohet video, ja momenti kur i tifozët i djegin makinën ish-misit: “Dikush e ka bërë qëllimisht”

Derbi Partizani-Tirana, që u luajt para disa ditësh në Elbasan, u shoqërua nga përplasje të forta mes tifozëve në afërsi të stadiumit, para fillimit të ndeshjes.

Në përleshje nuk mungoi edhe përdorimi i gurëve dhe mjeteve piroteknike, ndërsa për pasojë u dogj edhe makina e ish-misit Atlanta Kërçykut, tifoze e zjarrtë e Tiranës.

Në “Procesi Sportiv”, ditën e djeshme, u publikua edhe video e momentit, kur tifozët i djegin makinën biondes bukuroshe, ndërsa kjo e fundit thotë se ngjarja mund të ketë qenë edhe e qëllimshme.

“Ujë isha duke ndjekur ndeshjen, ishte pjesa e dytë dhe vetëm kur më telefonojnë ë më pyetën nëse makina ime kishte këtë targë dhe më thanë që është duke djegur. Vrapova nga stadiumi dhe shkova për ta parë. Ishte fikur zjarri kur shova unë. Nuk e di çfarë ndodhi, bëra raportin ën polici, un nuk hipi më në atë makinë, kam një frikë dhe besoj se dikush e ka bërë qëllimisht. Falënderoj Zotin që ishte me aq”, tha ajo.

Shpërndaje në: