Publikohet video e sulmit ndaj vëllait të zëvendëskryeministrit të BeH në Beograd
Mediat serbe kanë publikuar sot një video të një incidenti në Beograd, në të cilin është rrahur Gjorgje Mijatoviq, vëllai i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Vojin Mijatoviq.
Gjorgje Mijatoviq më vonë ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas hetimeve dhe autopsisë së policisë.
Në video, sulmuesit shihen duke ikur pas degëve të pemëve, derisa paraprakisht dëgjohen goditjet me mjete të forta ndaj Mijatoviqit.
Ata dëgjohen duke thënë: “Hajde, mjaft. Boll më”
Sulmi ndodhi të dielën pak pas orës 18:00.
Mediat boshnjake raportuan se vëllai i zëvendëskryeministrit të BeH është sulmuar nga një grup huliganësh.
Dyshohet se, siç raporton portali Nova.rs, Mijatoviq pësoi një krizë epileptike, pas së cilës u transferua në spital, ku vdiq.
MPB-ja e Serbisë ka bërë të ditur se dy persona janë të dyshuar dhe se janë në kërkim, si dhe trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.