Publikohet llogoja e re e Twitter-it, largohet zogu, Larry

Publikohet llogoja e re e Twitter-it, largohet zogu, Larry

Një foto e logos së re të Twitter, një X e bardhë me një sfond të zi, është publikuar nga shefja ekzekutive e Twitter, pasi pronari i saj Elon Musk tha se donte të hiqte qafe logon e zogut.

Në një postim në Twitter të hënën në mëngjes, Linda Yaccarino tha: “X është këtu! Le ta bëjmë këtë”.

Musk gjithashtu ndryshoi foton e tij të profilit me logon e re dhe shtoi “X.com” në biografinë e tij në Twitter.

Sipas raportimeve, ai dëshiron të krijojë një “super aplikacion” të quajtur “X”.

Të dielën, miliarderi kishte thënë se do të ndryshonte logon e Twitter-it, shkruan BBC.

Musk, i cili ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, tha se zëvendësimi “duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”.

Zogu që ishte në llogon e Twitter quhet Larry, për të cilin bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone, tha në vitin 2011, është përkujtim dhe në ndër të yllit të basketbollit dhe legjendës së Boston Celtics, Larry Bird.

Shpërndaje në: