Publikohet lista e Kosovës për dy miqësoret në Antalia, shumë futbollistë të Superligës të përfshirë

Publikohet lista e Kosovës për dy miqësoret në Antalia, shumë futbollistë të Superligës të përfshirë

Kombëtarja e Kosovës ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar ndaj Kombëtares së Guinesë dhe asaj të Gambisë.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.

Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë të rinj që shihen si potencial për ekipin kombëtar. Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë.

Shpërndaje në: