Publikohet fotografia dhe specifikat e Samsung Galaxy S8
Sipas raportimeve të fundit Samsung do të bëjë shumë ndryshime në smartfonin e ardhshëm Galaxy S8, dhe do të jenë dy versione të tij, njëri me ekran 5.8 inch dhe tjetri 6.2 inch QHD Super AMOLED.
Procesorin sipas raportimeve të fundit do ta ketë Snapdragon 853, 4 GB RAM, kamerën nga pas 12 megapixels ndërsa ata nga para 8 megapixels e hapësirë në memorie të integruar 64GB.
Samsung thuhet se do ta lansojë këtë pajisje me 29 mars në New York, por kjo ende nuk është e konfirmuar.