Publikohet draft propozimi për Masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë

Publikohet draft propozimi për Masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë

Draft propozimi për Masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë tashmë është bërë publik.

Këtë e ka bërë të fitur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Facebook.

Më 8 shtator, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e votoi kandidaturën Prishtina 2030, me 55 vota pro, tetë kundër dhe tri vota të pavlefshme, gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion.

Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente. Nga Afrika: Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku dhe Tunizia. Nga Azia: Libani, Siria dhe Turqia. Nga Evropa: Shqipëria, Andorra, Bosnja dhe Hercegovniza, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja.

Kosova u pranua në ICMG më 2015 dhe mori pjesë për herë të parë në Tarragona 2018, në Spanjë.

Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi tre mijë sportistëve. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njoftoi se ngjarja do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit me fokus në shtatë komunat kryesore si dhe në bregdetin shqiptar në Durrës.

Në dy pjesëmarrje në këto lojëra, Kosova arriti t’i fitojë 10, nëntë prej të cilave në sportin e xhudos, ndërsa një në boks.

Shpërndaje në: