Publikohet deklarata e 23-vjeçares që pretendon se është dhunuar seksualisht nga Dani Alves
Braziliani Dani Alves është duke u mbajtur në paraburgim pasi ai akuzohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë 23 vjeçare në një prej klubeve të natës në Barcelonë.
Në natën e 2 janarit 2023, 23-vjeçarja ka rrëfyer përvojën e saj të hidhur para Njësisë Qendrore të Sulmit Seksual (UCAS) të Mossos d’Esquadra në stacionin e policisë së Les Corts.
Vajza i shpjegoi Mossos se si braziliani e mbylli në një banjë në zonën VIP të klubit të natës Sutton në Barcelonë dhe se e kishte përdhunuar, një akuzë që Dani Alves e mohoi para gjykatësit.
‘El Periodico’ raporton se mbyllja në banjën e klubit të natës mes Alves dhe vajzës zgjati rreth 15 minuta, siç mund të shihet në regjistrimin e kamerave të sigurisë së lokalit, përcjell lajmi.net.
“Nuk e dija çfarë kishte pas asaj dere, mendova se do të kishte një zonë tjetër VIP”, ka thënë ajo.
Sipas deklaratës, vajza në fjalë dhe disa miq të saj u ftuan nga futbollisti në tavolinën VIP dhe aty filloi historia.
“Alves filloi menjëherë të flirtonte duke më prekur. Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere, mendova se do të kishte një zonë tjetër VIP,” tha 23 vjeçarja, e cila shpjegoi se Dani Alves i pëshpëriti në vesh gjëra që ajo nuk i kuptonte sepse fliste portugalisht.
Përshkrimi i ashpër i përdhunimit të dyshuar të Dani Alves vazhdon më tutje në detaje tejet të pahijshme.
Më vonë Dani Alves shkoi pas viktimës. “Me sa duket ai e kapi me forcë dorën e saj dhe e çoi tek organi i tij gjenital”, një gjest që e përsëriti disa herë pavarësisht refuzimit të saj.
‘El Periodico’ tutje publikon versionin e ankueses ku thuhet se “e urdhëroi atë ta ndiqte dhe të hynte në banjë, pastaj e detyroi atë të ulej sipër tij, e hodhi në tokë, e detyroi të bënte paralojë seksuale të cilës ajo i rezistoi në mënyrë aktive, e goditi me shuplakë, e ngriti nga toka dhe filloi të kryente marrëdhënie seksuale”.
Sipas ‘La Vanguardia’, ish-futbollisti i Barcelonës e detyroi të renë të thoshte se ishte “bushtër e tij e vogël” gjatë sulmit të tij seksual.
“Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë ,” shpjegoi e reja për përdhunimin e supozuar që ajo pësoi më 30 dhjetor në disko.
Në deklaratën e Alves para gjyqtarit, lojtari pranoi, sipas ‘TV3’, tha se ishte në atë diskotekë, por ai pohoi se ishte vetëm për një periudhë të shkurtër kohore dhe ai mohon sulmin seksual që viktima ia atribuon atij. Një histori që, sipas gjyqtarit hetues, shkakton kontradikta me provat e mbledhura nga Mossos