Publikohen rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve në Kroaci
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kroacisë ka publikuar rezultatet përfundimtare pas numërimit të 100 për qind të votave për zgjedhjet presidenciale.
Pas raundit të parë të zgjedhjeve, Zoran Milanoviq fitoi 49.09 për qind të votave, ose 797,938 vota.
Nga ana tjetër, kundërshtari i tij në raundin e dytë të zgjedhjeve, Dragan Primorac nga HDZ-ja e kryeministrit aktual Andrej Plenkoviq, fitoi mbështetjen e 19.35 për qind të votuesve, apo 314,663 vota.
Gjithashtu u numëruan të gjitha votat e diasporës dhe Primorac fitoi më shumë vota, 48,16 për qind (11,681). Ndërsa, Zoran Milanoviq gëzon mbështetjen e 17.05 për qind të votuesve jashtë shtetit (4,137).
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kroaci do të mbahet më 12 janar.