Publikohen raportet e paaudituara financiare të partive politike në Kosovë, ja sa shpenzuan disa nga partitë më të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024.
Këto raporte përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, për marketing, qira e shpenzime të tjera.
Sipas një komunikate, KQZ sqaron se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues.
“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”, raporton Periskopi.
Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.
Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.
Këtu i keni raportet për secilën parti veç e veç. https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara/Periskopi/
Vetëvendosje

Partia Demokratike e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
