Publikohen pamje të rralla nga stërvitja e Anthony Joshua dhe duket në formë të egër për hakmarrje

Publikohen pamje të rralla nga stërvitja e Anthony Joshua dhe duket në formë të egër për hakmarrje

Anthony Joshua po duket në formë jashtëzakonisht të mirë aktualisht me ekipin e ri të trajnerëve dhe i gatshëm për hakmarrje.

Britaniku ka qenë duke u stërvitur ndryshe nga regjimi i tij i zakonshëm para propozimit për rimeç me Oleksandr Usyk më vonë këtë vit.

Më 25 shtator të vitit 2021, stadiumi i Tottenhamit ishte nikoqir i përballjes së parë, me ukrainasin që demoloi britanikun dhe fitoi meçin me vendim unanim, teksa për pak sa nuk e nokautoi në fund të përballjes, transmeton Periskopi.

Usyk u fut në meç si sfidues i AJ për titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO në kategorinë e rëndë.

Ukrainasi ishte natyralisht në disavantazh, derisa ishte nëntë kilogramë më i lehtë dhe tre centimetra më i shkurtër she Joshua.

Por rezultati me plot meritë shkoi për Usyk.

Për shkak të natyrës së humbjes, AJ dhe ekipi i trajnerëve të tij morën shumë kritika, kështu që ndryshimet ishin të nevojshme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: