Publikohen pamje të reja nga sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit (VIDEO)

Publikohen pamje të reja nga sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit (VIDEO)

Pamje të reja janë publikuar pasditen e së mërkurës duke e shfaqur edhe njëherë tjetër sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kallxo.com ka publikuar pamjet e momentit të sulmit ndaj kryetarit Muhaxherit.

Në këto pamje shihet qartë sulmi ndaj Muhaxherit në qytetin e Pejës, që ndodhi të shtunën e 26 tetorit.

Muhaxheri është sulmuar nga Driton e Korab Lulaj. Ndaj tyre Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur masën e paraburgimit në periudhë prej 1 muaj.

Shpërndaje në: