Publikohen pamje të asistimit magjik të Gerrardit, për të cilin nuk folet sa duhet

Publikohen pamje të asistimit magjik të Gerrardit, për të cilin nuk folet sa duhet

Steven Gerrard është pjesë e ‘Sallës së Famës’ në Premier League.

Legjenda e Liverpoolit u bë lojtari i shtatë që u përfshi të enjten mbrëma.

Thierry Henry dhe Alan Shearer u bënë dy lojtarët e parë që bënë pjesë e ‘Sallës së Famës’ muajin e kaluar, transmeton Periskopi.

Ata janë përcjellur nga Dennis Bergkamp, Eric Cantona, Roy Keane, Frank Lampard dhe tash Gerrard.

Gerrard kishte absolutisht gjithçka për të qenë një top mesfushor.

Ai mund të mbrohej, mund të shënonte dhe të asistonte.

Ndoshta kualiteti i tij më i mirë ishin pasimet.

Dhe këtë e dëshmoi në një ndeshje të Liverpoolit kundër Arsenalit në ‘Highbury’ më 2002.

Atë ditë dy skuadrat barazuan 1-1, me John Arne Riise që shënoi për ‘Të Kuqtë’.

Dhe goli i tij erdhi pas një topi brilant në zonë nga Gerrard.

Asistimi i tij tash është rikthyer në Twitter, me një fans që ka thënë nëse duhet të flitet më shumë për këtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: