Publikohen pamje pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës
Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4, ku shpërtheu një sasil lënde plasëse.
Fatmirësisht, nga shpërthimi ka patur vetëm disa dëme të vogla materiale.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.