Publikohen pamje nga debutimi i tmerrshëm i Saulit me Chelsean, Tuchel e kritikoi brutalisht pas ndeshjes
Chelsea ruajti startin pa humbje në sezonin 2021/22 në Premier League, duke e mposhtur Aston Villan 3-0, të shtunën pasdite.
Dy gola nga transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit, Romelu Lukaku dhe një tjetër nga mesfushori eksploziv, Mateo Kovacic, ia siguruan fitoren skuadrës së Thomas Tuchelit, transmeton Periskopi.
Mirëpo, ishte larg të qenurit paraqitja më e mirë e kampionit të Evropës, megjithatë.
Rezultati qartazi ngazëlleu Chelsean, me Villan që ishte e pafat që nuk shënoi asnjëherë.
Paraqitja jo aq e mirë e Chelseat sigurisht duhet të jetë ndikuar nga vendimi i Tuchelit për të bërë disa ndryshime në 11-shen startuese.
I transferuari në ditën e fundit të afatit kalimtar në formë huazimi nga Atletico Madridi, Saul Niguez debutoi dhe pati një paraqitje të tmerrshme, fatkeqësisht.
Sipas ‘Squawka’, ai shkaktoi më shumë ndërhyrje të palejuara se kushdo tjetër (3) në fushë në pjesën e parë dhe fitoi vetëm 11% të dueleve.
Jo befasisht, menjëherë pas pjesës së parë, ai u zëvendësua nga Jorginho.
Shikoni më poshtë edhe vetë sa i dobët ishte Saul në debutimin e tij.
Pas ndeshjes, Tuchel e pranoi se bëri gabim të madh që e inkuadroi 26-vjeçarin.
”Ishte e vështirë por ai bëri disa gabime të mëdha, pasime të gabuara e gjëra të tjera,” tha trajneri i Chelseat.
”Ai pati vështirësi me intensitetin. Mund ta vërenit se ai nuk është adaptuar. Është përgjegjësia ime, mendova se ai thjesht mund të kërcente në formacion dhe të luante me ne.”
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
“I had a feeling he struggled, he had some big mistakes” ?
Thomas Tuchel believes Saul Niguez needs time to adapt to the Premier League and his style of play ? pic.twitter.com/oSkqSrVt8C
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) September 11, 2021