Publikohen fotografitë e shoqërueseve të Milan Radoiçiqit – kjo është e kaluara kriminale

Publikohen fotografitë e shoqërueseve të Milan Radoiçiqit – kjo është e kaluara kriminale

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë. Lidhur me të bëmat kriminale të Radoiçiqit ka folur edhe analisti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Ai ka folur për ndikimin e Radoiçiqit tek të rinjtë serbë, teksa zbuluar pak detaje nga e kaluara e tyre kriminale.

“Kur sheh të rinj që përfshihen në krime është ndjenjë shumë e keqe. Kështu ka ndodhur edhe me grupin e disa të rinjve serbë në veri të Kosovës për shkak të dominimit të gjatë të strukturave kriminale të Milan Radoicicit”, shkroi Islami në Facebook

Analisti ka publikuar fotografinë e dy prej këtyre të rinjve, njëri prej të cilëve u arrestua ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, Rastko Nedeljkovic, i cili sipas tij njihet si narkoman e problematik – e tifoz i grupit famëkeq “Delije”.

“Njëri nga 4 serbët e ndaluar dje në Mitrovicë, të cilët u liruan me masën e arrestit shtëpiak, është RASTKO NEDELJKOVIC. Sipas të dhënave të siguruara nga qytetarët serbë në veri, ai përkundër faktit se është shumë i ri, njihet si narkoman, alkoolist dhe shumë problematik.Madje, në disa raste është i përfshirë edhe në rrahje, si tifoz i grupit famëkeq serb DELIJE. Ai është nga Zveçani, dhe vendasit e njohin për aktivitete kriminale“, potencoi ai.

Për gjendjen e këtyre të rinjve sipas Islamit, fajtor është krimineli Radoiçiq.

“Për këtë vet RASTKO NEDELJKOVIC-in dhe shumë të rinj të tjerë serbë mban përgjegjësi MILAN RADOICIC dhe njerëzit e tjerë. RASTKO ka pasur raporte të mira me terroristin e vrarë në Basnjska, STEFAN NEDELJKOVIC, pastaj VLASTIMIR RADIVOJEVIC (i njohur si MAMI) e LAZAR RADENKOVIC (i njohur si Proja)”.

Shpërndaje në: