Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Kroaci-Brazil

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Kroaci-Brazil

Kroacia do ta kërkojë kalimin në gjysmëfinale dy herë radhazi, pasi që e ka bërë këtë më 2018 ku shkoi edhe në finale, ndërsa Brazili është duke e kërkuar këtë gjë për herë të nëntë në histori

Kroacia dhe Brazili do të përballen me njëra-tjetrën në përpjekje për ta siguruar një vend në mesin e katër skuadrave më të mira, pasi që të dyja eliminuan dy Kombëtare aziatike në 1/8-ën e finales.

Kroacia mbeti në lojë pas fitores me penallti kundër Japonisë, derisa rezultati i rregullt i ndeshjes ishte pa gola. Kroacia ia ka dalë që të kalojnë në gjysmëfinale të garës sa herë i ka kaluar gazën e grupeve, edhe pse rekordi i tyre kundër Brazilit nuk është i mirë pasi që ata nuk kanë regjistruar asnjëherë fitore nga katër herë sa janë përballur me ta.

Brazili bëri një shfaqje argëtuese në ndeshjen e parë të tyre, ku mposhtën Korenë e Jugut me rezultat 4-1, me katër futbollistë të ndryshëm që shënuan nga një gol në pjesën e parë. Kjo ndeshje shënoi edhe rikthimin e yllit të tyre, Neymar, i cili u lëndua në ndeshjen e parë kundër Serbisë. Brazili synon të arrijë për herë të nëntë në gjysmëfinale të një Botërori.

Kështu, sot trajneri i Kroacisë Zlatco Dalic ka startuar me formacionin e tij ofensiv 4-3-3 me Livakovic në portë, ku para tij në mbrojtje ai do të këtë: Josip Juranovic, Dejan Lovren, Josko Gvardiol dhe Borna Sosa. Në mesfushë sot për Kroacinë startojnë treshja: Luka Modric, Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovacic kurse në sulm luajnë: Mario Pasalic, Andrej Kramaric dhe Ivan Peris.

Ndërkaq Tite starton me formacionin 4-2-3-1 me Alisson në portë kurse para tij në mbrotje janë:  Danilo, Marquinhos, Thiago Silva, Eder Militao. Në mesfushën defansive të Brazilit ka startuar dyshja Casemiro dhe Lucas Paqueta kurse më ofensivë janë treshja: Vinicius Junior, Neymar dhe Raphina. I vetëm në sulm është Richarlison.

Shpërndaje në: