Publikohen formacionet në Shqipëri-Andorra, Broja dhe Hoxha titullarë

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë në eliminatoret e Botërorit, ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Pas humbjes ndaj Anglisë në transfertë, kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren në shtëpi, në një sfidë ku vijnë si favoritë në letër, përcjell Periskopi.
Trajneri Silvinjo ishte i qartë në konferencën para ndeshjes, ku tha se gabimet nuk lejohen në përballje si kjo, nëse duan të luftojnë për vendin e dytë.
Pak minuta para fillimi të sfidës, tekniku kuqezi ka zbuluar edhe titullarët ndaj Andorrës.
Silvinjo ka bërë katër ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Anglisë. Shehu do të bëjë debutimin në mesfushë, ndërsa ndryshon totalisht sulmi, me Brojën, Manajn dhe Hoxhën që e nisin nga fillimi.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.
Andorra: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.
