Publikohen fjalët e Tupac Shakur para se të vdiste
Momentet e fundit të Tupac Shakur janë rrëfyer në dokumentet e policisë, të cilat kanë dalë në publik për herë të parë që nga vrasja e tij.
Reperi i ka thënë fjalët e fundit teksa kishte gjakderdhje për vdekje, të cilat janë publikuara nga Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas pas një beteje ligjore në vitin 2017, kur ata u paditën për t’i bërë ato publike, shkruan The Mirror.
Dosjet, të cilat janë mbajtur private për 24 vjet, tani janë publikuar dhe zbulojnë se reperi i kaloi momentet e tij të fundit i shqetësuar për mikun e tij Marion ‘Suge’ Knight.
Dokumentet përfshijnë gjithashtu një raport incidenti në lidhje me të shtënat, letrat e analizës së vendit të ngjarjes dhe deklaratat e policëve të pranishëm.
Knight ishte në makinë me Tupac natën e të shtënave në Las Vegas në vitin 1996. Ai e çoi reperin e plagosur për vdekje në spital dhe tani letrat e publikuara rishtas tregojnë se fjalët e fundit të yllit të muzikës ishin pikërisht për mikun e tij.
Tupac i tha Knight: “Ti je qëlluar në kokë. Je qëlluar në kokë”.
Dokumentet përmbajnë një transkriptim të intervistës së Knight me policinë në të cilën ai përshkroi sulmin.
Ai u tha policëve: “Ne po bisedonim. Kemi dëgjuar disa të shtëna me armë. Kemi shikuar anën tonë të djathtë. Unë e kapa Tupacun dhe e tërhoqa. Kishte rreth 15 të shtëna me armë. Ata goditën kokën time”.
Suge Knight dhe Tupac Shakur (Foto: Nypost)
Dyshja po udhëtonin me një ekip sigurie në atë kohë, me truprojat që i ndiqnin pas tyre me një makinë.
Në intervistë, policët e pyetën Knight se çfarë bënë sigurimi për ta ndihmuar dhe ai shprehu zemërimin e tij që ata nuk ofruan më shumë ndihmë gjatë të shtënave.
“Unë nuk e kuptoj deri më sot. Kjo është një nga arsyet që Tupac dhe unë ndiheshim më të rekalskuar, sepse e dinim që kemi truprojat e Tupac”, ka thënë ai.
Në deklaratën e tij, Knight gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Tupac po mbante armë në kohën e sulmit dhe këmbënguli se as ai nuk kishte revole ose të kishte ndonjë të dhënë për identitetin e të dyshuarve.