Publikimi i emrave të udbashve shqiptar, Ermal Panduri: Po provojnë me më ndalë në plot mënyra

Publikimi i emrave të udbashve shqiptar, Ermal Panduri: Po provojnë me më ndalë në plot mënyra

Gazetari dhe moderator i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka bërë të ditur se ka marr kërcënime, shkruan Periskopi.

Kjo vije, pasi gazetari Panduri në emisionin e tij ka filluar të trajtojë një temë të ndjeshme dhe të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe emrat e bashkëpunëtorëve shqiptar të UDB-së.

Por, Panduri me një reagim tjetër ka thënë se kot e kanë pasi që nuk do të zmbrapset deri në përfundimin e këtij misioni.

Postimi i plotë:

“Po provojnë me më ndalë, në plot mënyra…

Kot, as nuk zmbrapsem as nuk ndalem.

Kurrë NUK MUNDENI me më lëndu, më shumë se rrëfimet që i kam dëgju në studio..

E për kërcënimet fizike… Trupi ish i fortë.. po tregojnë ish të burgosurit në Debat Plus”, ka shkruar ai./Periskopi

Shpërndaje në: