Psikologu zbulon cili është shkaktari kryesor i ndarjes
Shumë gjëra mund të luhatin lidhjen dhe ta çojnë deri në ndarje – tradhtia, pabesia dhe lënia pas dore e personit të dashur
Mirëpo, asnjëra nga këto që u përmendën nuk është në majë të listës së shkaktarëve për shkak të të cilëve çiftet përfundojnë lidhjen shumëvjeçare.
Psikologu Gautam John, thekson që shkaktari është krejtësisht diçka tjetër.
Kjo situatë e përditshme paraqet rrezikun më të madh të ndërprerjes së lidhjes
Hulumtimi i ekspertëve të lidhjeve ka treguar që rreziku për ndërprerje te çiftet mund të parashikohet me 94% të sigurisë për shkak të një situate të përditshme: grindjes.
Më saktë, mënyrat në të cilat çiftet grinden mund të tregojë shumëçka për marrëdhënien e partnerëve.
Grindjet janë pjesë përbërëse e lidhjeve më të shëndetshme, divergjencat në qëndrime janë normale, mirëpo mënyra në të cilën partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin gjatë asaj grindjeje flet shumë për atë se sa do të zgjasë lidhja.
Kështu duket grindja e çifteve të cilëve u është afër ndarja, zbulon psikologu. Nëse grindja nga paraqitja e qëndrimeve shndërrohet në nënçmim të palës tjetër dhe fillon të shfaqet urrejtja, ndarja herët apo vonë është e pashmangshme.
Deklaratat tipike me të cilat partneri nënçmohet, sipas fjalëve të psikologëve, janë këto. Nëse partneri juaj nuk pranon, është koha që të mendoni se çfarë të bëni me të akoma, thotë ai.
• Asgjë nuk di!
• Këtë me siguri nuk ma ke thënë!
• Më parë dëgjo çfarë kam për të të thënë unë!
• Nuk është e drejtë jotja që të përzihesh në çdo gjë!
• Nuk më intereson se çfarë mendon ti për këtë!