Psikologët ‘shuplakë’ shoqërisë; Shpenzoni për sende dhe harroni të ushqeni shpirtin me përvoja, udhëtime e kujtime
Të bërit ‘shopping’ mund të jetë ‘terapi’ për shumë femra e blerja e një çante të re apo një palë këpucëve që i keni dashuruar me shikim të parë , mund të përkthehet në prodhim seretonine. Por ja që ky grup njerëzish nuk rezulton të jetë grupi më i lumtur. Të pasurit para e të shpenzuarit për të mira materiale mund të rezultojë në përmbushje të përkohshme, por lumturia që gjendet në blerjen e një sendi të ri rrallë zgjat.
Të gjithë ne ndjehemi më të pasur në ditën e rrogës dhe gjëja e parë që mendojmë është të bëjmë tonën atë çantën që kemi parë në vitrinë, xhaketën që s’e blemë dot muajin e shkuar edhe pse shumë prej nesh e dine se shpenzimet për sendet materiale mund të mos jenë mënyrë më e mençur për të harxhuar paratë.
E rëndësishme është të mbani mend vlerën e investimit !
Të jetosh do të thotë të përjetosh,dhe jo të zotërosh objekte!
Sipas studiuesve nga Universiteti Shtetëror i San Francisko, njerëzit e kuptojnë se lumturia ka të bëjë me krijimin e kujtimeve dhe jo shkëlqimin e rrobave , celularëve të fundit apo sendeve pakurrëfare vlere ekstra.
Përqendrohuni te lumturia juaj, jo në atë që ju bën tërheqës apo të pushtetshëm në syrin e tjetrit.
Në këtë kohë, shumë njerëz marrin vendime bazuar në ndikimet e shoqërisë, duke bërë që syzet e diellit , automjetet dhe celulari të barazvlerësohet me vlerën e individit.
Në këmbim të një postimi në Instagram me 1.000 pëlqime, shumë prej nesh janë të gatshëm të zbrazin xhepat. Dr Thomas Gilovich profesor i psikologjisë në Universitetin Cornell i cili ka studiuar lidhjen midis parasë dhe lumturisë. tha:
Përvojat tona vlejnë më shumë sesa të mirat materiale. Njerëzit priren të mendojnë se një pjesë e identitetit të tyre është e lidhur me ato gjëra (sendet), por ato mbeten të ndara nga ju. Në ndryshim, përvojat tuaja në të vërtetë janë pjesë e identitetit tuaj. Ne jemi shumatorja e përvojave tona.
Gjithmonë ka justifikime se si eksplorimi i botës kushton shumë para, megjithatë kjo gjë është relative. Nuk po themi të merrni pasaportën e të zhdukeni gjashtë muaj në Afrikën e Jugut, në Azi apo në Amerikën e Jugut për të gjetur ‘veten’. Ideja është të investoni kohën dhe paratë tuaj me njerëzit që doni, në vende ku keni qenë apo jo më parë. Burimi David WOlfe