Psikologët: Shqiptarët të varur nga seksi…
E para është robëria intelektuale, përpjekje të vazhdueshme për të punuar gjatë në punë, me qëllim ngritjen në karrierë, ose kushtëzimi nga faktorë ekonomikë sociale.
“Harrojmë gjithkënd tjetër duke filluar që nga ana sociale që në një far mënyre na plotëson, ana familjare që është më e rëndësishmja që na formëson dhe mbetemi gjatë gjithë kohës të përkushtuar punës dhe impenjimeve, dhe nuk themi kurrë jo dhe duke mos thënë kurrë jo, atëherë biem pre e robërisë. Kjo është robëria intelektuale”, thotë Orjola Pamuri, psikologe klinike.
Robëria e dytë, sipas pedagoges së psikologjisë në UET Orjola Pampuri, është ajo shpirtërore.
” Robëria shpirtërore është ajo robëri fal të cilës ne lidhemi me dikë, dhe harrojmë gjithçka tjetër”, thotë Orjola Pamuri, psikologe klinike.
Robëria fizike qëndron në dy drejtime.
“Mund ta marrim në dy kahe. Është robëria fal së cilës duam të kemi një person prezentë dhe kërkojmë të shndërrohemi në posesiv dhe robëria tjetër është robëria e të gjithë atyre femrave që fizikisht bien pre e shfrytëzimit”, thotë Orjola Pamuri, psikologe klinike.
Psikologët sugjerojnë qytetarët që pavarësisht varësive, të mos neglizhojnë familjen dhe personat e dashur./ OraNews