PSG zbulon për cilin çmim do ta linte Mbappen t’i bashkohet Real Madridit

PSG zbulon për cilin çmim do ta linte Mbappen t’i bashkohet Real Madridit

Real Madridi mund të lansojë ofertën e dytë për Kylian Mbappen dhe do të jetë rekord botëror.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, 22-vjeçar, po futet në vitin e fundit të kontratës dhe thuhet se ka njoftuar hierarkinë e klubit se dëshiron të largohet.

‘Los Blancos’ bëri ofertën e parë të martën prej 160 milionë eurove për francezin, transmeton Periskopi.

Kjo ofertë menjëherë u refuzua nga gjiganti francez.

Por sipas ‘L’Equipe’, PSG mbeti e befasuar me ofertën e parë të Realit.

Dhe në raportin e kësaj gazete shtohet se klubi madrilen po përgatitë një ofertë tjetër për futbollistin.

Kësaj radhe oferta mund të tejkalojë rekordin botëror për një futbollist që është 222 milionë euro, shumë për të cilën pikërisht klubi parisien e transferoi Neymarin.

Siç raportohet nga ‘AS’, klubi francez ka plane të qarta: Dëshiron ta mbajë Mbappen.

Por me kontratën që i skadon verën e ardhshme dhe pas së cilës lojtari mund të largohet si i lirë, parisienët janë të shqetësuar se ai nuk do ta nënshkruajë kontratën e re./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: