PSG shokohet nga Nantes midis ‘Parc des Princes’
Paris Saint-Germain ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Nantes me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të në Ligue 1.
Skuadra franceze kaloi në epërsi me anë të Julian Draxler në minutën e 42-të, me kaq edhe u mbyll pjesa e parë.
Por, 45 minutat e dytë ishin të pafat për PSG-në që pësoi dy gola nga mysafirët.
Në minutën e 59-të, Nantes i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Randal Kolo.
Skuadra mysafire nuk u ndal me kaq dhe ia doli të përmbysë rezultatin me golin e Moses Simon (71’), që u asistua nga Koli.
Parisient tentuan deri në fund që të merrnin së paku një pikë, mirëpo Nantes ishte shumë e organizuar në mbrojtje.
Pas javës së 29-të, PSG gjendet në vendin e dytë me 60 pikë, tre më pak se lideri Lille.