PSG po mendon t’ia përfundojë kontratën Sergio Ramosit për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndime
Sergio Ramos ende nuk ka debutuar për Paris Saint-Germainin. Qendër-mbrojtësi u transferua nga Real Madridi në verë, por ka qenë i lënduar vazhdimisht që nga ardhja, transmeton Periskopi.
Dhe duket se drejtuesit e PSG-së po e humbin optimizmin në lidhje me të ardhmen e spanjollit në klub.
Të dielën e kaluar, një raport nga ‘Le Parisien’ detajizoi se skuadra e Mauricio Pochettinos tash po e konsideron përfundimin e kontratës së Ramosit.
Gazeta potencon se PSG tash beson se transferimi i 35-vjecarit ishte një gabim dhe nuk mund të mohohet si opsion largimi i tij, para se të luajë qoft edhe një minutë për francezët.
Kush e kishte menduar, eh?