PSG nuk e falë Messin, ky është vendimi final

PSG nuk e falë Messin, ky është vendimi final

Paris Saint Germain janë të vendosur për dënimin e Lionel Messit.

Ylli argjentinas u raportua se ka udhëtuar në Arabi Saudite pa lejen e klubit dhe kjo gjë u konfirmua nga PSG.

Për këtë arsye, siç shkruan Romano në Twitter, ekipi francez nuk është tërhequr nga vendimi i tyre dhe suspendimi i tij për dy javë do jetë i vlefshëm.

Kujtojmë se Messi nuk ka rinovuar kontratën me PSG dhe është i lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Shpërndaje në: