PSG njofton se Messi po vazhdon të vuajë nga dëmtimi derisa ai është ftuar tek Argjentina për dy ndeshje
Paris Saint Germain nuk po kalon mjaft mirë me transferimet e reja (Sergio Ramos, Lionel Messi).
Lëndimet kanë bërë që dyshja të mos mund të japin më të mirën e tyre (Ramos nuk ka luajtur akoma). Së fundmi, skuadra e PSG ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me gjendjen e lojtarëve të lënduar.
Derisa Sergio Ramos është në proces të mirë të rikuperimit, për Messin thuhet se ai po vazhdon të ndjejë dhimbje.
Por, të çuditshëm këtë njoftim e bën fakti se Messi është ftuar tek Argjentina për dy ndeshjet e nëntorit.
“Lionel Messi ka vazhduar trajtimin në qendrën stërvitore Ooredo këtë mëngjes, për dhimbje në gjurin e tij”, thuhet në njoftim, përcjell Periskopi.
“Sergio Ramos do të stërvitet me grupin gjatë javës tjetër”, thuhet mes tjerash.
Lionel Messi nuk ka pasur startin më të mirë të mundshëm me PSG, ndonëse ka gjetur golin në Champions League.
Pochettino ka konfirmuar sot se argjentinasi nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës. /Periskopi/