PSG fiton me përmbysje – latinët i japin tri pikë parisienëve ndaj St Etienne, Messi het trik me asiste
Paris Saint Germain ka shënuar fitore me përmbysje.
Skuadra e Paris Saint Germain ka shënuar fitore me përmbysje përballë skuadrës së St Etienne, me rezultatin 1:3, shkruan Periskopi.
PSG shënonin qysh në minutën e 5’ me anë të Neymar, por VAR anuloi golin e brazilianit. St Etienne kaloi në epërsi në minutën e 25’, me anë të Bouanga.
Por, në minutën e 45’ vendasit mbeten me një lojtar më pak, kur Kolodziejczak u ndëshkua me karton të kuq. Dy minuta më vonë braziliani Marquinhos shënoi pas asistimit të Lionel Messi.
Në pjesën e dytë Parisi pati iniciativën dhe gjeti golin e epërsisë dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Lionel Messi doli përsëri në skenë, përsëri si asistues, kësaj radhe për bashkëkombësin e tij, Di Maria. Ky i fundit çoi topin në rrjetë në minutën e 79’, për rezultatin 1:2.
Para fundit të ndeshjes, më i miri në botë asistoi edhe një herë, kësaj radhe për Marquinhos, ky i fundit që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 1:3 të PSG.
PSG kështu arkëton tri pikë të reja dhe shkon në kuotën e 40 pikëve, kurse St Etienne mbetet me 12 pikë në pozitën e parafundit. /Periskopi/