PSG e nis me fitore, merr tri pikët e para të sezonit në udhëtim ndaj Troyes

PSG e nis me fitore, merr tri pikët e para të sezonit në udhëtim ndaj Troyes

Paris Saint Germain e ka nisur sezonin e ri në Ligue 1 me një fitore ndaj skuadrës së Troyes.

Ndonëse në letër dukej si një ndeshje më e lehtë për parisienët, PSG nuk arriti më shumë sesa një fitore 1:2, shkruan Periskopi.

Madje, lojtarët e Mauricio Pochettino ishin në disavantazh pas vetëm nëntë minutave lojë, kur El Hajjam shënoi për 1:0.

PSG reagoi shpejtë, kur me anë të Achraf Hakimi shënuan në minutën e 19’, për rezultatin 1:1. Hakimi kësisoj debutoi në Ligue 1 me gol të shënuar.

Vetëm dy minuta më vonë, nën-kampionët e Francës kaluan në epërsi. Kësaj radhe ishte sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ai që gjeti rrjetën.

Me këto tri gola që u shënuan në pjesën e parë u vendos fati i tërë takimit. Pjesa e dytë u mbyll pa gola, me PSG që administronte mirë terrenin.

Kështu, PSG merr tri pikët e para në sezonin e ri në Ligue 1, kurse Troyes do të presin më gjatë për pikët e para. /Periskopi/

Shpërndaje në: