Pse Vladimir Putini pothuajse e ka humbur luftën në Ukrainë
Në më pak se një javë që nga fillimi i luftës, duket se me shumë gjasë Vladimir Putin po shkon drejt një disfate historike. Ai mund t’i fitojë të gjitha betejat, por ai ka humbur luftën.
Ëndrra e Putinit për të rindërtuar Perandorinë Ruse gjithmonë është shtrirë në gënjeshtrën se Ukraina nuk është një komb i vërtetë, që ukrainasit nuk janë njerëz të vërtetë dhe që popullata e Kievit, Kharkivit dhe Lvivit lëngon për udhëheqjen e Moskës.
Kjo është një gënjeshtër e madhe. Ukraina është një komb me më shumë se mijëra vjet histori, dhe Kievi ka qenë metropol kur Moska nuk ka qenë madje as fshat. Por despoti rus e ka thënë kaq shumë herë këtë gënjeshtër sa që duket se ai vetë ka filluar të besonte në të.
Kur planifikonte pushtimin e Ukrainës, Putini mund të llogariste në shumë fakte të ditura. Ai e dinte se ushtarakisht Rusia e asgjëson Ukrainën. Ai e dinte se NATO nuk do të dërgonte trupa në ndihmë të Ukrainës. Ai e dinte se varësia e Evropës ndaj gazit dhe naftës ruse do të bënte që vendet si Gjermania do të hezitonin të vendosnin sanksione të ashpra. Bazuar në këto fakte, plani i tij ishte të godiste Ukrainën shpejt dhe rëndë, rrëzimin e qeverisë së saj, vendosjen e një regjimi kukull në Kiev dhe mbijetesën ndaj tërbimit të pashmangshëm të sanksioneve perëndimore.
Por aty ishte një e panjohur e madhe rreth këtij plani. Ashtu siç amerikanët mësuan në Irak dhe sovjetikët mësuan në Afganistan, shumë më lehtë është që të pushtohet një vend sesa të mbahet. Putin e dinte që ai kishte fuqinë për të pushtuar Ukrainën. Por a do të pranonin ukrainasit thjesht një regjim pro-Moskë? Putini vuri bast se ata do të pranonin.
Me secilën ditë që po kalon, po duket gjithnjë e më e qartë se basti i Putinit po dështon. Populli i Ukrainës po reziston më gjithë zemër, duke fituar admirimin e gjithë botës – dhe duke e fituar luftën.
Secila tank e shkatërruar dhe secili ushtar rus i vrarë rrit kurajën e ukrainasve për të rezistuar. Dhe secili ukrainas i vrarë thellon urrejtjen e ukrainasve. Urrejtja është emocioni më i shëmtuar. Por për kombet e shtypura, urrejtja është një thesar i fshehur. E mbjellë thellë në zemër, ajo mund të përcjellë rezistencë për gjenerata.
Kombet janë thellësisht të ndërtuara në ngjarje. Secila ditë pasuese shton më shumë ngjarje që ukrainasit nuk do t’i tregojnë ato vetëm në ditët e errëta në vijim, por edhe në dekadat dhe gjenerata e ardhshme. Presidenti që refuzon të largohet nga vendi, që u thotë ShBA-së se ai ka nevojë për armatim, jo për udhëtim; ushtarët nga ishulli ‘Snake’ që u drejtohen një anijes luftarake ruse me fjalët “q*** veten“; civilët që provuan të ndalnin tanket ruse duke u ulur në rrugë. Ky është material nga i cili ndërtohen kombet. Në periudhë më të gjatë, këto ngjarje vlejnë më shumë se sa tanket.
Despoti rus, sikur çdokush tjetër, duhet ta dijë këtë. Si një fëmijë, ai u rrit me dietën e ngjarjeve rreth trimërisë ruse në rrethimin e Leningradit. Ai tashmë po krijon shumë më shumë ngjarje, por duke e luajtur vetë rolin e Hitlerit.
Ngjarjet e trimërisë së ukrainasve japin zgjidhje jo vetëm për ukrainasit, por edhe ndaj të gjithë botës. Ato u japin kurajë qeverive të kombeve evropiane, administratës amerikane, dhe madje qytetarëve të shtypur të Rusisë. Nëse ukrainasit kanë guximin të ndalin një tank më duart e tyre të zbrazëta, qeveria e Gjermanisë mund të guxojë të furnizoj ata me disa raketa anti-tank, administrata e Shteteve të Bashkuara mund të guxoj ta përjashtojë Rusinë nga ‘SWIFT’ dhe qytetarët rusë mund të guxojnë të protestojnë kundër kësaj lufte të pakuptimtë.
Fatkeqësisht, kjo luftë duket se do të jetë e gjatë. Por çështja më e rëndësishme tashmë është vendosur. Ditët e fundit i kanë treguar botës se Ukraina është një komb i vërtetë, se ukrainasit janë njerëz të vërtetë dhe se ata përfundimisht nuk duan të jetojnë nën një Perandori Ruse. Dilema kryesore e hapur mbetet se sa kohë do të nevojitet që ky mesazh të thyej muret e trasha të Kremlinit/.Yuval Noah Harari/The Guardian;
Përktheu: Periskopi