Pse vajzat dhe gratë shqiptare shtiren sikur kalojnë në orgazëm

Pse vajzat dhe gratë shqiptare shtiren sikur kalojnë në orgazëm

Në një sondazh të Anabel.al me titull “Pse shtiresh sikur kalon në orgazëm?”, vajzat dhe gratë votuan si në vijim (arsyet janë renditur nga ajo me më shumë vota te ajo me më pak):

  1. “Shtirem për ta bërë atë të ndihet mirë”.
  2. “Shtirem sepse e di që nuk do të kaloj në orgazëm, ndaj i jap fund.”
  3. “Shtirem sepse nuk kaloj dot në orgazëm dhe mendoj se problemi jam unë, ndaj hiqem sikur kënaqem në maksimum.”
  4. “Shtirem kur thjesht s’kam nerva”.
  5. “Shtirem sepse s’dua ta bëj të ndihet keq.”
  6. “Shtirem kur thjesht nuk më pëlqen situata.”
  7. “Shtirem sepse ai/ajo nuk më kënaq seksualisht.”

Nisur nga sondazhi, por risjellim një informacion të përmbledhur për gjithë situatat e mësipërme.

Pse nuk arrij dot në orgazëm?

Me termin “anorgazmë” kuptohet vështirësia ose paaftësia për të arritur orgazmën, pavarësisht stimulimit dhe prezencës së eksitimit. Arritja e maksimumit të kënaqësisë seksuale nuk është gjithmonë e mundur dhe shkaqet për këtë janë të shumta. Ky shqetësim është i pranishëm te të dyja gjinitë, si te burrat ashtu edhe tek gratë, ndonëse statistikat tregojnë që anorgazma është më e zakonshme te vajzat dhe gratë.

Shpesh anorgazma haset gjatë raportit seksual mes dy partnerëve edhe pse orgazma mund të arrihet me praktika të tjera, siç mund të jetë masturbimi.

Shkaqet më të shpeshta janë:

1) Ankthi për suksesin e raportit seksual: Ky ankth paraprak e dëmton ose e kufizon intimitetin me partnerin.

2) Raporti me trupin: Mund të ndodhë që anorgazma të vijë për shkak të një frenimi personal, që mund të provokohet nga pasiguria dhe mungesa e vetëbesimit.

3) Bllokime psikologjike që mund të vijnë për shkak se personi në të kaluarën ka qënë viktimë e një dhune seksuale, që mund të shkaktojë edhe humbje ndjenjash.

4) Mungesa e stimulimit klitoral: Gratë ndjehen të zëna ngushtë dhe të turpëruara, për të shprehur këtë nevojë të tyren dhe shpesh kanë tendencën të evitojnë diskutimin e kësaj teme.

5) Një çift i papërshtatshëm: Shumë shpesh anorgazma lidhet edhe me një partner/e të caktuar pasi partnerit/es nuk i ka ndodhur kjo me partner/e të tjerë/a.

6) Përdorimi i substancave narkotike dhe i antidepresantëve ka gjithashtu ndikim në mosarritjen e orgazmës dhe mund të kenë një efekt frenues mbi të.

7) Një vetë-kontroll i tëpërt: Në këtë rast, më të predispozuar për të vuajtur janë personat e ashpër/ kritikues të vetes së tyre, që vështirë ta lënë veten të lirë për të shijuar momentin.

“Bëj një listë me gjërat që kërkon nga partneri dhe ki guxim t’i kërkosh diçka më tepër sa herë jeni bashkë. Këto ndryshime graduale futen në efekt më së miri nëse tregohesh specifike në gjërat që kërkon, nëse e udhëzon me durim, nëse e bën të kuptojë ç’të çon në klimaks. Shumica e grave kanë nevojë për stimulim klitoral për të kaluar në orgazmë. Kur ia arrin qëllimit, vlerësoje me lëvdata, ndoshta ktheja me të njëjtën monedhë. Merr kohën që të nevojitet për t’i mësuar secilit partner ç’të pëlqen dhe se si duhet të të trajtojnë. Ata do ta vlerësojnë, madje do të eksitohen më shumë nga eksitimi yt. Dhe më e rëndësishmja, ti meriton të marrësh atë që të takon.” – thekson Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste amerikane e specializuar për çrregullimet seksuale.

Mitet mbi orgazmën e grave

  1. Seksi është si nëpër filma.

Për fat të keq nuk është kurrë si nëpër filma ku orgazma arrihet shpejt dhe thjeshtë.

  1. Seksi i sigurt nuk të lejon arritjen e orgazmës.

Përdorimi i prezervativit nuk e pengon arritjen e orgazmës.

  1. Orgazma është objektivi i vetëm i seksit.

Seksi mund të jetë i bukur dhe në rastin kur nuk arrihet orgazma.

  1. Pozicionet nuk kanë rëndësi.

Pozicionet kanë shumë rëndësi pasi ndihmojnë në stimulim më të thellë dhe lehtësojnë arritjen e orgazmës.

  1. Orgazma arrihet vetëm me penetrim.

Shpeshherë flitet se orgazma arrihet vetëm me penetrim, por kjo nuk vlen për të gjitha femrat pasi disa mund t’a arrijnë me anë të stimulimeve të tjera.

  1. Të gjitha femrat mund të arrijnë orgazma të njëpasnjëshme.

Kjo nuk është e vërtetë pasi nuk është e thënë për të gjitha vajzat dhe në të gjitha rastet.

  1. Të gjitha gratë mund ta arrijnë në orgazëm me lehtësi.

Kjo nuk është e vërtetë pasi për disa nuk është aq e lehtë e për disa të tjera aspak.

  1. Është mirë të shtiresh sikur ke arritur orgazmën.

Kjo nuk e ndihmon partnerin tuaj të përmirësohet për të ndryshuar situatën.

Shpërndaje në: