Pse u vendos të ndahej medalja e artë? Zbulohet raporti i atletëve Barshim dhe Tamberi

Pse u vendos të ndahej medalja e artë? Zbulohet raporti i atletëve Barshim dhe Tamberi

Dje, në Lojërat Olimpike në Tokio, është shkruar historia, kur për herë të parë ka ndodhur që dy atletë të ndajnë medaljen e artë.

Në garat për kërcim së larti, atleti nga Katari, Barshim dhe italiani Tamberi, kanë përfunduar të dy në vendin e parë, me një vendim që ndodhi për herë të parë në 113 vite.

Mutaz Essa Barshim u përball me një lëndim të rëndë në kyç gjatë vitit 2014, lëndim ky që ia ngadalësoi shumë progresin e tij.

Vetëm dy vite më vonë, Tamberi po ashtu pësoi një lëndim të ngjashëm – dhe gjeni se çfarë? Ishte pikërisht atleti nga Katari ai që e ndihmoi të kalonte krizën.

“Duhet t’i japësh vetes kohë. Të ulësh pritshmëritë ndaj vetes dhe të punosh me veten, jo për pritshmëritë e tjerve” i kishte thënë Barshim italianit, transmeton Periskopi.

Madje, dyshja kishin komunikuar shumë virtualisht edhe gjatë pandemisë, duke diskutuar se si synojnë medaljen e artë.

Pra, ata janë dy shokë të mirë, që kanë kaluar sfida të njëjta dhe e dinin gjendjen e njëri-tjetrit. Kështu, në momentin e parë që kuptuan se mund të ndajnë triumfin, ata nuk hezituan. /Periskopi/

Shpërndaje në: