Pse u suspendua kryetari i Sindikatës së Policisë? – Flet për Periskopin, Imer Zeqiri: Vendim i ndikuar nga nënkryetarët

Pse u suspendua kryetari i Sindikatës së Policisë? – Flet për Periskopin, Imer Zeqiri: Vendim i ndikuar nga nënkryetarët

Më datë 10 maj, është suspenduar Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, nën arsyetimin për “fotografim dhe incizim të paautorizuar”.

Periskopi ka kontaktuar me Zeqirin dhe i njëjti ka thënë se ky vendim ndaj tij është i njëanshëm dhe i ndikuar nga nënkryetarët e tij.

“Ai vendim është i njëanshëm dhe është i ndikuar prej një personi. Unë nuk e di kur ka mbajt Këshilli Drejtues mbledhje, se pa mu nuk mundet me mbajtë. Ky është një veprim i njëanshëm dhe i padrejtë”, deklaroi Zeqiri për Periskopin

I pyetur në lidhje me dyshimet për fotografim apo incizimin të paautorizuar, i njëjti ka mohuar një gjë të tillë, teksa ka mohuar gjithashtu se është një rast i lidhur politikisht.

“Janë lidhë për atë, por nuk ka të bëjë as me fotografim apo incizim të paautorizuar.
Po, normalisht që i kam dyshimet e mija. Tek ai që ka ndikuar në Këshillin Drejtues vazhdimisht. Ata janë nënkryetarët. Edhe ai duhet të hyjë në dyshime për keqpërdorime. Kjo nuk lidhet asgjë me politikë. Kjo ka të bëjë vetëm me sindikatën”, tha Zeqiri tutje për Periskopin.

Ndryshe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës më datë 10 maj 2024, kanë njoftuar për rekomandimin e IPK-së për suspendimin e Zeqirit.

“Më datë 10.05.2024, Këshilli Drejtues i Sindikatës se Policisë se Kosovës me shqetësim ka ndjekur zhvillimet rreth perfshirjes se njërit nga anetarët e Kryesise Ekzekutive të SPK-së respektivisht Kryetarit te SPK-se ne veprime te kunderligjshme, ku me rekomandim te IPK-së edhe është suspenduar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Koosvës zt. Imer Zeqiri nën dyshimin se i njejti ka kryer vepren penale Fotografim dhe inqizime tjerat te paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së. Këshilli Drejtues i SPK-së distancohet nga veprimet kunderligjore te kujtdo çofshin ato, duke premtuar angazhim te plotë dhe të vazhdueshëm ne permiresimin e kushteve te punës dhe ngritjen e mirqenjes se punonjesve te PK-së . Ditëve ne vijim KD i SPK – së do te dal me njoftim shtesë rreth zhvillimeve të fundit ne SPK”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

 

Shpërndaje në: