Pse truri ynë plaket më shpejt se zakonisht?
Truri ynë shpesh nuk është në hap me moshën tonë. Në librin e tij, “Truri që provon moshën”, Mark Meilstein shpjegoi se përveç gjeneve tona, plakja e trurit ndikohet edhe nga stili i jetesës, gjë që mund të bëjë që truri të plaket më shpejt se zakonisht.
Një tru i ri dhe i shëndetshëm shpesh shoqërohet me njerëz që kanë një kujtesë të mirë.
Megjithatë, procesi i të kujtuarit bëhet shumë më i vështirë me kalimin e moshës dhe ndonjëherë e kemi të vështirë të kujtojmë fytyrën e dikujt, emrin, datën e lindjes, madje edhe disa gjëra të përditshme si ajo që kemi ngrënë atë ditë. Kjo ndodh falë plakjes së qelizave tona të trurit, të cilat me atë rast humbasin vetitë e tyre.
Një studim i publikuar në vitin 2021 që ndoqi 330 njerëz tregoi se rreziku i demencës rritet me 60 për qind çdo dy vjet pas një shekulli jetë. Megjithëse gjenet luajnë një rol shumë të madh, gati 17 për qind e njerëzve në studim kishin gjene të njohura për të rritur rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, por nuk e zhvilluan sëmundjen.
Cili është sekreti i një truri të shëndetshëm njëqindvjeçar?
“Mëso një gjë të re çdo ditë” është një thënie e famshme spanjolle. Marrja e përditshme e informacionit të ri e mban trurin tonë të ri. Mësimi i gjërave dhe aftësive të reja inkurajon trurin tonë të krijojë lidhje të reja.
Edhe pse nuk mund të zbulojmë se sa vjeç është truri ynë, mund t’i bëjmë vetes disa pyetje që do të na ndihmojnë ta zbulojmë. Këto pyetje lidhen me kujtesën tonë, sa të rinj ndihemi, nëse kemi aftësinë për të ruajtur ekuilibrin dhe për të ecur shpejt dhe sa produktivë jemi gjatë ditës.
Në librin e tij, Milestein shpjegon se si akumulimi i “plehrave të trurit” ndikon gjithashtu në moshën e trurit. Ashtu si qytetet me një popullsi të madhe ndoten relativisht shpejt, ashtu edhe truri përmban një numër të madh proteinash, reaksionesh kimike, toksina, qeliza të vjetra dhe të dëmtuara që nuk janë më në përdorim. Këto “plehra” shpesh riciklohen dhe lahen, por nëse grumbullohen mund të ndikojnë në funksionet e trurit, sepse pengojnë komunikimin e qelizave të shëndetshme.
Sa më shumë mbeturina të krijojmë, aq më i vjetër bëhet truri ynë. Si rezultat, ka një ulje të fokusit, humbje të produktivitetit dhe një rënie në energjinë e përgjithshme. Milestein shpjegon se ka disa forma të këtyre mbetjeve, por ai përmend dy lloje si kyç për fillimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Pllakat
Milestein i krahason qelizat tona të trurit me antenat për transmetimin e stacioneve televizive. Nëse “antenat” në qelizat tona dëmtohen, sistemi ynë i komunikimit në tru nuk do të jetë në gjendje të funksionojë, ashtu siç do të ndodhte nëse thyenim antenën në çatinë e shtëpisë sonë. Kjo vlen si për sistemet tona njohëse ashtu edhe për ato emocionale.
Nyjat
Ndërsa pllakat formohen midis qelizave tona, nyjat formohen brenda qelizave. Ndonëse nuk dihet shkaku i krijimit të saj, procesi i krijimit të nyjave ndodh kur prej saj ndahet një proteinë, e cila normalisht ndodhet në cito-skeletin brenda qelizave, e cila kontribuon në formimin e “nyjave” në tru. Kur ka akumulim në qelizë, pason rrjedhja dhe transferimi i kësaj nyje në një qelizë të shëndetshme, duke çuar kështu në përhapjen e qelizave të dëmtuara në tru.
Forma të tjera të mbeturinave shkaktohen nga një gamë e gjerë sëmundjesh si depresioni, ankthi, sëmundja e Parkinsonit dhe shumë të tjera.
Një nga mënyrat se si mund të shpëtojmë nga rrëmuja e trurit është ta pastrojmë atë, dhe këtë e bëjmë duke mësuar gjëra dhe aftësi të reja.
“The Age-Proof Brain” u botua nga “BenBella Book” në tetor 2022.