Pse Presidenti Trump nuk e ka me nxitim sulmin kundrejt Koresë Veriore

Pse Presidenti Trump nuk e ka me nxitim sulmin kundrejt Koresë Veriore

Nuk ka shumë ditë që kanë qarkulluar diskutime të ashpra rreth planeve të Amerikës për t’iu përgjigjur kërcënime nukleare në rritje të Koresë Veriore, të nxitura pjesërisht nga testimi i saj i gjashtë nuklear që ndodhi të dielën.

Sekretari i Mbrojtjes James Mattis iu përgjigj këtij testimi duke thënë se “ndonjë kërcënim drejt Shteteve të Bashkuara – apo territoreve të saj – duke përfshirë Guamin – apo aleatëve tanë, do t’iu përgjigjemi me ushtri masive, e cila do të jetë si efektive ashtu edhe e pamposhtme.” Kohët e fundit Presidenti Trump kërcënoi Korenë Veriore me “zjarr dhe ashpërsi ashtu siç nuk e ka parë ndonjëherë bota.”

Por pavarësisht të gjithave, ajo që dihet është se: administrata e Trump-it nuk do të bëjë luftë kundër Koresë Veriore. Pikë.

Natyrisht, juve iu falet nëse mendoni ndryshe. Ajo që duket se të gjithë po i përfshin një shqëtësim i madh është përdorimi i fjalës “kërcënim” nga ana e Mattis. Çka saktësisht konsiton ajo? Nëse Korea Veriore bën kërcënime verbale – që duket e paevitueshme – a do të sulmojë Amerika? A do të sulmojë Uashingtoni dhe aleatët e saj nëse Korea Veriore teston ndonjë raketë tjetër nukleare, që sipas raporteve ajo mund të ndodhë para së shtunes?

Disa e kuptuan deklaratën e Mattis sikur Uashingtoni mund të lëshojë një sulm në çdo moment, për çdo arsye. Ky është një mendim i frikshëm, veçanërisht duke marrë në konsideratë që Pheniani vazhdimisht kërcënon se do ta shkatërrojë Amerikën me armë bërthamore. Në të vërtetë, ata kanë bërë kërcënime të tilla me vite të tëra, dhe si të tilla duhet të injorohen si një propagandë e lodhtë.

Por ja ku qëndron e vërteta: Nëse shohim opsionet ushtarake të Amerikës, sidomos kur është fjala për të eleminuar programin nuklear të Koresë Veriore, ajo qëndron goxha keq në këtë aspekt.

Për ata që nuk e dinë, ju do të duhet të grumbulloni një sasi shumë më të madhe të fuqisë ushtarake në rajonin e Azisë dhe Paqësorit për të siguruar që keni asetet e nevojshme për të goditur në një synim të tillë. Kjo nënkupton më shumë bombardues, transportues të avionëve, nëndetëse sulmuese dhe mbrojtëse të raketave. Problemi është se e gjithë kjo do të vërehej sheshit, që do të lejonte Kim Jong Un-in të godiste i pari, me gjasë me armë bërthamore, duke e ditur që ai është në një situatë “përdori ose humbi ato”.

Supozojmë se Kim nuk sulmon i pari dhe Amerika menaxhon të ndërtojë dhe lëshojë suksesshëm një sulm masiv nga ajri dhe deti në Korenë Veriore, me në cak programin e armëve bërthamore dhe aftësisë për të prodhuar platforma të tilla, atëherë çfarë do të ndodhte?

Që një sulm i tillë të jetë efektiv, i duhet një shkallë 100 përqind preciziteti. Nëse vetëm një apo dy nga bombat atomike dështojnë, Kim do ta ketë rrugën e hapur të përdorë caqët e tij të mëdha në atë që ka nisur. Kjo do të nënkuptojë miliona njerëz të vdekur në Seul, Tokio apo edhe Los Angelos.

Nga këtu, e gjitha shkon dëm. Edhe nëse Uashingtoni dhe aleatët e tij do të merrnin çdo armë nukleare të mundshme nga arsenali i Kim, Pyongyang ka shumë rrugë tjera të vrasë qindra mijëra njerëz në Peninsula dhe në Azinë Verilindore. E dimë pra që Pyongyang ka raketa të rrezikshme kimike, siç është VX, dhe që Kim mund të spastronte Korenë Jugore dhe Japoninë me armë të tilla.

Dhe pastaj është arma proverbiale e vendosur në kryeqytetin e Koresë Jugore: 10,000 tuba të artilerisë dhe raketa me rreze të gjatë që do të mund të vrisnin numër rekord të njerëzve. Imagjinoni duke u përmbysur Kulla Lotte në Seul, e cila është e gjatë mbi 500 metra, dhe si rrjedhojë humbje të tmerrshme jetësh. Duke sjellë në mendje mijëra predha që do të digjeshin, ky do të ishte vetëm akti hyrës i luftës brutale.

Kështu që tani për tani, opsioni ushtarak nuk është më i miri kur është fjala për Korenë Veriore, Në vend të kësaj, do të duhet të gjinden rrugë për të kontrolluar kërcënimin. Shpresa jonë më e mirë për këtë është të heqim tutje Pyongyang-un nga ky planet.

Presidenti Trump do të duhej të sanksiononte ndonjë shtet, kompani apo individ që bën biznes ilegal apo shpërlarje parash për Kim. Mbajeni mend, ekonomia e Koresë Veriore është një e treta e madhësisë së Etiopisë, kështu që nëse do të ndërprisnin të gjitha paratë që shkojnë në atë vend, do të mund të zvogëlonim në masë të konsiderueshme sasinë e burimeve që Kim ka për më shumë armë dhe raketa bërthamore.

Dhe, nëse Kina nuk do të forconte sanksionet, apo vazhdon të përdorë bankat e saj për t’ia mbajtur rrjedhën Kim’it, atëherë entitetet e saj financiare do të duhej të sanksionoheshin, apo të shkëputeshin fare nga sistemi financiar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerika gjithashtu duhet të rrisë nivelin e mbrojtjes raketore që e ka në Azi dhe në vendin e saj, përderisa në anën tjetër të zhvillojë sisteme të reja ashtu sikurse Korea Veriore në anën tjetër avanson fuqinë e saj ushtarake.

Fatkeqësisht, asnjë nga mundësitë e matshme të cekura më lart nuk do ta shpëtojnë botën nga programet nukleare dhe raketore të Koresë Veriore. Këtë mund ta bëjë vetëm një luftë e tmerrshme, e tillë çfarë ky planet nuk ka parë që nga lufta e fundit koreane. Ky është një rrezik që ne thjesht nuk mund ta marrim.

 

Shkruan: Harry J. Kazianis, ndërsa pëkrtheu dhe përshtati Periskopi

 

 

 

 

Shpërndaje në: