Pse tështijmë
Teshtitja është mënyra me të cilën trupi ynë mban pastër sinuset dhe zgavrën e hundës. Në shumë raste teshtija është mënyra e trupit për të larguar gjëra nga hunda që shkaktojnë irritim.
Në raste tjera teshtija lidhet me të ftohtit, duke larguar rreth 40,000 pikla mikroskopike infektuese. Po ashtu, shumë teshtitje janë reaksione psikosomatike të mendimeve dhe emocioneve shqetësuese.
Ajo që rekomandohet është që të mos e frenoni kur ndjeni se do të teshtini. Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmangë nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk duhet të ndërpritet.
Gjithashtu, nganjëherë teshtima mund të nxitet nga vetë drita. Nervi optik irritohet nga kjo dritë dhe çon sinjale në tru, të cilat pastaj përmes nervit Trigeminus përkthehet në teshtimë.