Pse të gjithë po flasin për opsionin SOS të iPhone-it: Kur dhe si duhet përdorur
Nëse keni qenë aktivë në rrjete sociale së fundmi, mund të keni dëgjuar për zhdukjen dhe vrasjen e Sarah Everard, një 33-vjeçare e humbur dhe më pas e gjetur pa jetë në jug të Londrës pasi doli nga shtëpia e mikeshës së saj në 3 mars. Tragjedia e saj, nxori në pah mungesën e theksuar të sigurisë me të cilën përballen sot gratë, teksa bëjnë aktivitete të përditshme të rutinës së tyre.
Edhe pse ka shumë aplikacione që mund t’i ndihmojnë të ndihen të sigurta apo të tregojnë kur janë në rrezik, nëpër Instagram dhe jo vetëm, njerëzit po flasin për një hile të thjeshtë që ofron iPhone-i: Sistemin e emergjencës SOS që jo vetëm do të njoftojë gjithë shërbimet e emergjencës në rast rreziku, por dhe kontaktet tuaja të aktivizuara në rast emergjence.
Një mesazh të tillë, pak ditë më parë e bëri publik edhe blogerja e sipërmarrësja e famshme italiane Chiara Ferragni ku i kërkonte grave të aktivizonin ospionin SOS në telefonin e tyre.
Si funksionon ky opsion?
Ata që disponojnë një iPhone 8 ose të tjerë pas tij, mjafton të mbajnë shtypur për pak kohë butonin e volumit dhe butonin e anës tjetër në të njëjtën kohë. Do të shihni që në ekran do të shfaqet “Emergency SOS”. Nëse e klikoni do t’ju shfaqet opsioni për të telefonuar një nga shërbimet e emergjencës ose nëse vijoni t’i mbani butonat e shtyur në mënyrë automatike njoftimi do t’ju shkojë këtyre shërbimeve.
Tek iPhone 7 dhe ata para tij, duhet të shtypni butonin që gjendet në krye të telefonit 5 herë.
Sapo telefonata juaj përfundon, vetë opsioni në mënyrë automatike do të komunikojë me kontaktet tuaja të emergjencës dhe do t’i dërgojë me mesazh vendodhjen tuaj. Nëse s’e keni aktivizuar vendodhjen, do të aktivizohet në mënyrë automatike dhe kontaktet do të njoftohen për çdo lloj ndryshimi. 10 minuta më vonë edhe ju do të njoftohen për çdo ndryshim të bërë.
Si mund t’i shtoni kontaktet e emrgjencës?
Fillimisht duhet të hapni aplikacionin e Health dhe të klikoni tek fotoja e profilit.
Më pas klikoni opsionin Medical ID. Pas kësaj, klikoni tek shenja që tregon se mund të shtoni një kontakt që doni të njoftoni në rast emergjence. Në fund, mos harroni të ruani gjithë ndryshimet.
Burimi: Pop Sugar